Kush është Arba Kokalari, deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian?

Periskopi mbrëmë kishte raportuar për fitoren e Arba Kokalarit, e cila është e para shqiptare që bëhet eurodeputete. Partia e Arbës ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat kjo parti ka fituar 4 ulës. Por kush është Arba Kokalari, deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian? Gëzimi është i madh. Angazhimi i Arba Kokalarit […]
Partia e Arbës ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat kjo parti ka fituar 4 ulës.
Por kush është Arba Kokalari, deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian?
Gëzimi është i madh. Angazhimi i Arba Kokalarit në shtetin suedez, solli rezultate.
34 vjeçarja shqiptare, u bë deputete e Parlamentit Evropian.
Kokalari që është me prejardhje nga Tirana, është shqiptarja e parë pjesë e këtij institucioni.
E lindur më 1984, Kokalari rrjedh nga familja e shkrimtares së njohur shqiptare, Musine Kokalarit.
E zgjedhjet e së dielës në BE nuk është se sollën shumë ndryshime.
Grupi i partive pro-evropiane të qendrës dhe të së majtës kanë humbur shumicën, megjithëse këto do të mbesin partitë kryesore në Parlamentit Evropian.
E mirë në këto zgjedhje dolën të gjelbërit dhe Alde & En Marche e presidentit francez Emannuel Macron.
Rritje pati edhe partia e Matteo Salvinit, politikanit italian që është kundër emigrimit.
Këto rezultate, Taulant Kryeziu nga Instituti Epik, thotë se nuk prodhojnë fitues absolutë të zgjedhjeve.
Kryeziu thotë se ende nuk mund të dihet se cili do të jetë qëndrimi i institucioneve të BE-së karshi Kosovës e Dialogut me Serbinë.
Në zgjedhjet e majit për Parlament Evropian të drejtë vote patën mbi 400 milion qytetarë.
Arba Kokalari shqiptarja e cila jeton në Suedi, fiton ulëse në Parlamentin Evropian












