Kush e dekonspiroi aksionin në veri?

Autoritetet në Prishtinë janë alarmuar për rrjedhjen e informacioneve rreth operacionit të djeshëm në veri të Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vçciq, gati një muaj më herët kishte folur publikisht për arrestimin e policëve serb të Kosovës në veri. Një burim nga hetuesia kosovare i ka thënë Klan Kosovës se po dyshohet se ky është rast […]
Autoritetet në Prishtinë janë alarmuar për rrjedhjen e informacioneve rreth operacionit të djeshëm në veri të Kosovës.
Presidenti serb, Aleksandër Vçciq, gati një muaj më herët kishte folur publikisht për arrestimin e policëve serb të Kosovës në veri.
Një burim nga hetuesia kosovare i ka thënë Klan Kosovës se po dyshohet se ky është rast i pastër spiunazhi ,andaj kanë nisur verifikimi i disa fakteve rreth asaj sesi rrodhi informacioni i aksionit ku u angazhuan mbi 200 efektivë policorë.












