Kryetari i Prishtinës viziton vendin ku u shemb dheu

Një pjesë e madhe e dheut është shembur në lagjen e Muhaxherëve, saktësisht në rrugën arkitekt “Karl Gega”. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vizituar vendin ku është shembur dheu. Shembja e dheut erdhi nga reshjet e shiut por ka mundësi të jetë edhe nga shpërthimi i një gypi të ujësjellësit, njofton Klan […]
Një pjesë e madhe e dheut është shembur në lagjen e Muhaxherëve, saktësisht në rrugën arkitekt “Karl Gega”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vizituar vendin ku është shembur dheu.
Shembja e dheut erdhi nga reshjet e shiut por ka mundësi të jetë edhe nga shpërthimi i një gypi të ujësjellësit, njofton Klan Kosova.
Policia ka evakuuar banorët e kësaj zone dhe mësimi në shkollën Naim Frashëri është ndërprerë për shkak të rrezikut.













