Kryeministrja e poshtëruar e Britanisë: Edhe unë mund të përmbys gjërat si Liverpooli

Tereza Mej [Theresa May] ka krahasuar veten me Klubin e Futbollit Liverpool duke parashikuar që ajo mund të realizojë një përmbysje mbresëlënëse në lidhje me Brexitin megjithëse Evropa po fiton ndërsa ora po ecë përpara. Në atë që dukej si një shaka, ajo u pyet nga lideri laburist, Xheremi Korbin [Jeremy Corbyn], që mund të […]
Tereza Mej [Theresa May] ka krahasuar veten me Klubin e Futbollit Liverpool duke parashikuar që ajo mund të realizojë një përmbysje mbresëlënëse në lidhje me Brexitin megjithëse Evropa po fiton ndërsa ora po ecë përpara.
Në atë që dukej si një shaka, ajo u pyet nga lideri laburist, Xheremi Korbin [Jeremy Corbyn], që mund të mësonte se si t’ia dilje mbanë në Evropë nga Liverpooli. Ky ekip futbolli e mundi 4-3 me rezultat të përgjithshëm Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.
Korbini lëvdoi Manchester Cityn që fitoi Kupën FA në kategorinë e grave duke u tallur më pas: “Duke parë performancën e mahnitshme të Liverpoolit mbrëmë, ndoshta kryeministrja duhet të marrë disa udhëzime nga Jurgen Kloppi se si të merret një rezultat i mirë në Evropë.”
E ardhmja e May-it është në dyshim, me parlamentarët konservativë që i kanë kërkuar të vendos një afat se kur do të largohet nga pozita e kryeministres.
Por, ajo ka deklaruar se ende dëshiron të arrijë një marrëveshje të Brexitit para se të largohet.
“Në të vërtetë mendoj se kur e shohim fitoren e mbrëmshme kundër Barcelonës mbrëmë, ajo që na shfaqet është se kur gjithkush mendon se ka mbaruar, se opozita evropiane iu ka mundur, se koha po mbaron, atëherë është koha të përballesh me humbjen, në të vërtetë ne ende mund të sigurojmë suksesin nëse çdokush bëhet bashkë.”












