Krasniqi numëron sukseset e PSD’së: Thanë se do të dështojmë, por ne nuk fshihemi pas burdushëve e SHIK’ut

Krasniqi numëron sukseset e PSD’së: Thanë se do të dështojmë, por ne nuk fshihemi pas burdushëve e SHIK’ut

Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi ka numëruar sukseset e partisë së tij e cila u krijua tash një vit. Ndonëse askush s’e besonte dhe e quante parti të dështuar, sipas Krasniqit të gjithë u morën me Partinë Social Demokrate. Krasniqi shkruan se asnjë subjekt politik me vetëm 12 deputetë, deri më tani nuk ka realizuar […]

Krasniqi shkruan se asnjë subjekt politik me vetëm 12 deputetë, deri më tani nuk ka realizuar më shumë projekte se sa PSD’ja, transmeton Periskopi.

Krasniqi shkruan po ashtu se ‘ nuk u fshehëm prapa falltorëve, burdushëve, e drejtuesve të SHIK-ut. Nuk i ikëm asnjëherë debateve’’.

Ja postimi i plotë:

Pak kush na besonte tash 1 vjet.

Ju do të dështoni. Nuk mundeni me i mbledhë as 20 veta, se lëre më me i mbushë sallat. Ju mezi bëheni 100 veta të gjithë bashkë, se lëre më me u shtri me degë e nëndegë gjithandej Kosovës. Ju jeni patericë. Ju nuk do të keni asnjë ndikim. Askë nuk do të mund ta bindni. Asnjë politikë nuk do të mund ta shtyni përpara. Ju do të korruptoheni. Do të futeni në qeveri. Ju jeni të vegjël. Shumë të vegjël. Të papërfillshëm!

Këto ishin vetëm disa nga sulmet që na u bënë. Ndërkohë që për 1 vjet ditë, gati përdit, u morrën veç me ne! Me atë subjekt të dështuar, që nuk i mbledhë dot as 20 veta, që do të shuhet së shpejti, etj., etj… Sepse, edhe kur ne nuk ishim të sigurt, të tjerët që na sulmonin po i shihnin qartë potencialet tona.

Asnjëherë në Kosovë, asnjë subjekt me vetëm 12 deputetë nuk ka realizuar më shumë projekte se sa PSD-ja. Brenda 1 viti u shtrimë pothuajse në të gjithë Kosovën. Kushtëzuam qeverinë që të miratojë ligje e projekte, që kurrë nuk do t’i bënte po të mos ishim ne. U shndërruam në njërin prej subjekteve të vetme që ka trend rritës në çdo sondazh që bëhet. E dëshmuam që në Kosovë mund të bëhet politikë pa synuar poste e privilegje, por as pa vajtuar e qëndruar anash. Asnjë nga ne nuk u bë më i pasur. Asnjë nga ne nuk u bë ministër. Ua hodhëm poshtë bash çdo akuzë. Dhe sonte do ta dëshmojmë që ne jemi shumë. Që ne i mbushim sallat. Sepse prej fillimit e deri sot, ne qëndruam ballëhapur, e thamë të vërtetën pa u frikësuar prej sulmeve, e nuk u fshehëm prapa falltorëve, burdushëve, e drejtuesve të SHIK-ut. Nuk i ikëm asnjëherë debateve.

Kur na sulmuan në fillim, kishin harruar që shumica prej nesh jemi rritur duke qenë pjesë e një subjekti të vogël. Jemi rritur duke u sulmuar nga çdo anë dhe prap ia kemi dalë. Jemi rritur duke na thënë gjatë gjithë kohës që “ju kurrë nuk do të fitoni”. Jemi rritur duke e kuptuar që në fund, kush duron, fiton ?

Çdo ditë jam më i lumtur që jam pjesë e Partisë Socialdemokrate. Që jam krahë njerëzve që synuan reformën por u “krasitën” nga ata që donin të kthehen prapa. Krahë njerëzve që sot po e ndërtojnë subjektin më progresiv në Kosovë.

Urime PSD.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?