KPK-ja shkarkon një prokuror dhe suspendon një tjetër

KPK-ja shkarkon një prokuror dhe suspendon një tjetër

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 167-të me radhë, të udhëhequr nga kryesuesi, Bahri Hyseni, në të cilën janë shqyrtuar dhe marrë vendime për pikat e parapara të rendit të ditës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Një ndër çështjet më të rëndësishme ishte miratimi i themelimit të dy mekanizmave, të […]

Një ndër çështjet më të rëndësishme ishte miratimi i themelimit të dy mekanizmave, të cilët janë përcaktuar në Strategjinë për krimet e luftës – Taskforcës për përpunimin e analizës së resurseve, të cilin do ta përbëjnë përfaqësues nga Këshilli, Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, si dhe Trupit monitorues për monitorimin dhe vlerësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të zbatimit të kësaj strategjie, të cilin do ta përbëjnë Kryesuesi i Këshillit, Kryeprokurori i Shtetit, një përfaqësues i Policisë së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Po ashtu, Këshilli ka marrë vendim për t’i propozuar Presidentit të vendit shkarkimin nga detyra të prokurorit Agron Matjani për shkak të mosrespektimit të rëndë të detyrave zyrtare, vendim ky, i cili ka ardhur pas zhvillimit të procedurave disiplinore nga komisioni përkatës”, thuhet në komunikatë.

Në vijim thuhet se Këshilli miratoi kërkesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për suspendim nga detyra me pagesë të një prokuroreje, ngaqë dyshohet për shkelje të detyrës zyrtare, si dhe ka obliguar Komisionin përkatëse që t’i trajtojë këto shkelje.

Në këtë kontekst, Hyseni, ka thënë se secili vendim i këtij institucioni ka peshë të madhe.

Andaj, Këshilli dhe Prokurori i Shtetit janë bartës të ngritjes dhe fuqizimit të transparencës, efikasitetit, llogaridhënies, integritetit dhe dinjitetit të sistemit prokurorial të Kosovës.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit miratuan edhe kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për të cilën u mor vendim që të bëhet shpallja e brendshme për avancim të një prokurori nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur, pas shkuarjes në pension të prokurorit Xhavit Osmani.​

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?