Kontrabandim me migrantë e falsifikim të dokumenteve, pesë të akuzuar

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë të pandehurve, tw cilwt gjendeshin nw maswn e paraburgimit tash e njw muaj. G.V., S.K., G.E., F.V. dhe A.SH akuzohen për kontrabandim me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve. “Sipas aktakuzës, i pandehuri G.V., më 12 prill 2019, rreth orës 14:00, me dashje dhe me qëllim të […]
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë të pandehurve, tw cilwt gjendeshin nw maswn e paraburgimit tash e njw muaj.
G.V., S.K., G.E., F.V. dhe A.SH akuzohen për kontrabandim me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri G.V., më 12 prill 2019, rreth orës 14:00, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, ka tentuar të kontrabandonte migrantë, në atë mënyrë që edhe pse ishte i informuar se të pandehurit F.V. dhe A.SH., nuk janë të pajisur me dokumente valide të udhëtimit, me veturën e tij, ka tentuar t’i transportonte në Itali, ku me rastin e kontrollimit në pikën kufitare ‘’Dheu i Bardhë’’ është konstatuar se të njëjtit posedonin dokumente të falsifikuara”, thuhet në kumtesën e prokurorisë.
“Në këtë mënyrë, i pandehuri G.V., ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’.Të pandehurit F.V. dhe A.SH., më 10 prill 2019, sic njoftohet në një kafiteri në Suharekë, nga i pandehuri G.E., kanë blerë letërnjoftimet Italiane të falsifikuara, të dy në vlerë prej 2600 euro, me qëllim që të njëjtat t’i përdornin për udhëtim në shtetin e Italisë. Me këto veprime, të pandehurit F.V. dhe A.SH., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’”, shpjegohet tutje në komunikatë.
“Gjithashtu, edhe të pandehurit G.E. dhe S.K., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri G.E., takohet me të pandehurit F.V. dhe A.SH., me qëllim që atyre t’ia sigurojë letërnjoftimet, ku edhe kanë biseduar rreth pagesës dhe nga ata ka marrë shënimet personale, me ç’rast të njëjtat dokumente ishin rregulluar nga i pandehuri S.K, i cili akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’”, thuhet në komunikatë.












