KMDLNj për sulmin ndaj gruas rome: Shqetësuese se si kalimtarët e rastet nuk reaguan

KMDLNj ka reaguar pas sulmit ndaj qytetares rome që sipas tyre pa asnjë arsye dhe pa asnjë faj iu nënshtrua një degradimi dhe linçimi publik me ç’rast, në Lipjan iu rrezikua jeta nga një grup huliganësh që, përveç se e fyenin në baza racore, e gjuanin me gurë duke ia rrezikuar jetën. Për KMDLNj-në është […]

Për KMDLNj-në është befasuese dhe shqetësuese pse kalimtarët e rastit, qytetarët e Lipjanit nuk reaguan kundër këtyre sjelljeve huligane duke u bërë kështu pjesë pasive e një linçimi publik në baza raciste.

“Liria e lëvizjes është e garantuar me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe këto liri mund t’i kufizojë vetëm ligji e që në rastin konkret ishte e kundërta; ligji nuk e mori në mbrojtje një qytetare të pafajshme që u rrezikua nga një grup huliganësh”, thuhet në deklaratë.

KMDLNj e dënon ashpër këtë dhunim të drejtave të njeriut, të lirisë së lëvizjes dhe të drejtës për jetë të një qytetareje të pafajshme e cila me asgjë nuk e ka provokuar mllefin dhe dhunën ndaj saj.

KMDLNj kërkon nga organet e hetuesisë që ky rast të trajtohet me urgjencë dhe të gjithë ata që janë përgjegjës të nxirren para organeve të drejtësisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?