Kiçmari thotë se diplomacia është jashtë diapazonit politik e intelektual të Pacollit

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri dhe Australi, Sabri Kiçmari, ka thënë se Kosova që nga krijimi i Republikës, s’ka qenë më dobët se sot në veprim dhe përfaqësim të politikës së jashtme. Sipas Kiçmarit, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli në fakt nuk e njeh fushën e diplomacisë aspak. “Është jashtë diapazonit të tij intelektual dhe […]
Sipas Kiçmarit, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli në fakt nuk e njeh fushën e diplomacisë aspak.
“Është jashtë diapazonit të tij intelektual dhe politik për të udhëhequr me diplomacinë”, ka thënë ai.
Ai ka ftuar qytetarët që të marrin me shumë shqetësim, derisa i ka ftuar po ashtu partitë politike, sidomos ato opozitare që të ngrejnë si shqetësim përfaqësimin e Kosovës jashtë.
“Nuk jam i kënaqur as me opozitën, që nuk është shumë e zëshme në ngritjen e shqetësimeve për politikën e jashtme. Si duket duke u marrë me disa çështje të tjera e kanë harruar një çështje kaq të rëndësishme”, ka thënë Kiçmari.












