Kandiq: Varreza masive në Rudnicë është përmendore për krimet e Dikoviqit

Kandiq: Varreza masive në Rudnicë është përmendore për krimet e Dikoviqit

Varreza masive me trupat e civilëve shqiptarë të vrarë nga ushtria serbe është “përmendorja” për të bëmat e gjeneralit serb, Lubisha Dikoviqit. Kështu ka thënë aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut dhe të vërtetën rreth luftërave në ish Jugosllavi, Natasha Kandiq. Në një deklarim për Koha.net, pas intervistës së Dikoviqit ku ai […]

Në një deklarim për Koha.net, pas intervistës së Dikoviqit ku ai pretendon se në vend se në Kosovë t’i ngritët aktakuzë për krime lufte “duhet t’ia ngritin një përmendore atje”, Kandiq ka thënë se tashmë është një “përmendore” për krimet e Dikoviqit, dhe ajo gjendet në Rudnicë të Serbisë.

“Përmendorja që i ka përjetësuar të bëmat e komandantit të kohës së luftës të brigadës së 37-të të motorizuar të Ushtrisë Jugosllave ndaj civilëve në Kosovë është varreza masive në Rudnicë, në të cilën për 15 vite janë fshehur mbetjet mortore të fshatarëve, të vrarë në Çikatovë të Vjetër dhe Rrezallë, në prill të vitit 1999”, ka thënë Kandiq për Kohën.

Natasha Kandiq ka thënë edhe se ende beson në drejtësi dhe se kjo do të pranohet edhe në vendin ku është hapur varreza masive.

“Besoj se një ditë ai vend do të shënohet me fjalë të turpit për krimin e kryer ndaj civilëve dhe dhimbjen që u është shkaktuar familjeve të viktimave”, tha Kandiq, e cila është themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, organizatë kjo e cila e ka dokumentuar përgjegjësinë e Dikoviqit për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë, në kohën e luftës në Kosovë, në pranverë të vitit 1999.

Dosjen e Fondit për të Drejtën Humanitare rreth krimeve të Dikoviqit mund ta lexoni KËTU.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?