Jahjaga: E irrituar me sulmin ndaj gruas rome, racizmi e dhuna s’kanë vend në Kosovë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për sulmin ndaj gruas rome – raporton Periskopi. Ajo ka thënë se është e irrituar me video incizimet mbi sulmin ndaj gruas rome dhe është e brengosur për vlerat e shoqërisë sonë. Ajo tutje ka shkruar se racizmi dhe dhuna nuk […]
Ajo ka thënë se është e irrituar me video incizimet mbi sulmin ndaj gruas rome dhe është e brengosur për vlerat e shoqërisë sonë.
Ajo tutje ka shkruar se racizmi dhe dhuna nuk kanë vend në Kosovë.
Postimi i plotë i Jahjagës:
Për herë të dytë brenda vetëm një jave në Kosovë, një vendi që mëton të respektojë të drejtat e njeriut si vlerë të demokracisë dhe të fuqizojë sundimin e ligjit, ne pamë një sulm të tmerrshëm e tejet jonjerëzor ndaj një gruaje rome.
Jam e irrituar me video incizimet mbi sulmin ndaj kësaj gruaje dhe jam e thellësisht e brengosur për vlerat e shoqërisë sonë. Mbi të gjitha jam e shqetësuar mbi sigurinë e individit në këtë shoqëri. Lërë që ne si shoqëri po dështojmë ta mbrojmë këtë grua, por edhe si shtet nuk po arrijmë t’ia ofrojmë mbrojtjen dhe sigurinë që garantohet me ligj!
Racizmi e dhuna nuk kanë vend në Kosovë!
Empatinë duhet ta kultivojmë më shumë në shoqërinë tonë, ndërsa dhunën ta ndëshkojmë ashpër!












