Izetbegoviq: Vuçiq po mbështet Dodikun, Republika Serbe po militarizohet

Izetbegoviq: Vuçiq po mbështet Dodikun, Republika Serbe po militarizohet

Kreu i Partisë për Veprim Demokratik, Bakir Izetbegoviq, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se pavarësisht deklarimeve për ruajtjen e integritetit territorial të BeH, ai nuk përmend asnjëherë sovranitetin e saj dhe nuk distancohet nga deklaratat separatiste të kreut të Republikës Serbe Milorad Dodik. Izetbegoviq tha gjatë 29-vjetorit të themelimit të partisë së tij, se […]

Izetbegoviq tha gjatë 29-vjetorit të themelimit të partisë së tij, se Vuçiq dhe Dodik shihen shpesh së bashku, duke buzëqeshur dhe të përqafuar.

“Atëherë, përse të besoni – mbështetje verbale për integritetin territorial të BeH, ose mbështetje jo-verbale dhe konkrete për një person që e vë atë çështje në dyshim çdo ditë? Republika Serbe po militarizohet, duke anashkaluar Kushtetutën dhe ligjet. Është duke u futur një forcë policore rezervë, janë duke u furnizuar me pushkë ushtarake për policinë dhe ushtrimet kryhen së bashku me policinë serbe, duke kaluar kufirin shtetëror, “tha Izetbegoviq, transmeton KosovaPress.

Izetbegoviq tha se Milorad Dodik po vizaton disa harta të reja të Ballkanit, ndërsa Republikën Serbe e quan “Serbia perëndimore” dhe nuk heq dorë duke lavdëruar Radovan Karaxhiqin dhe kriminelët e tjerë të dënuar për krime lufte.

“Pyetja e pashmangshme është: Ku janë kufijtë e lojërave të Dodikut? A do të kalojë një ditë Dodik nga fjalët në vepra dhe me të vërtetë të përpiqet të përfundojë atë që Karaxhiq filloi 27 vjet më parë? Dhe cila duhet të jetë përgjigja jonë për të gjithë këtë?”, tha Izetbegoviq.

Duke folur për Rusinë, ai tha se ky shtet është gjithnjë e më shumë i pranishëm në rajon dhe po anon kah serbët në Serbi dhe Bosnjë, por edhe SHBA, pavarësisht politikës së udhëhequr nga presidenti Donald Trump, nuk do të heqë dorë nga ndikimi në Ballkan.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?