Ismaili: Çmime të njëjta për barna të njëjat në të gjithat barnatoret e Kosovës

Ismaili: Çmime të njëjta për barna të njëjat në të gjithat barnatoret e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të barnave. Shumë shpejt, qytetarët e Kosovës do të mund të blejnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili. Ismaili ka pasur një takim […]

Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të barnave.

Shumë shpejt, qytetarët e Kosovës do të mund të blejnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ismaili ka pasur një takim me Autoritetin e Konkurrencës dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës ku ka folur për ndikimin që do ta ketë ky dokument për jetën e qytetarëve.

“Shumë afër të një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë tonë. Tashmë e kemi draftin final të udhëzimit administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në të gjitha barnatoret tona. Shteti nuk do të blejë më barna më shtrenjtë se vendet e rajonit, kurse qytetarët do të blejnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës”, ka shkruar ministri Ismaili.

Më tej, ai ka thënë se ky dokument do të hap një faqe të re për shëndetësinë kosovare dhe do të mbroj shtetin dhe qytetarët nga shpenzimet e larta financiare.

“Për këtë, sot pata edhe një takim me drejtues të Autoritetit të konkurencës dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës. Kemi punuar shumë gjatë dhe me kujdes duke analizuar të gjitha faktet e mundshme që mund të kenë ndikim në jetën e qytetarëve për atë se çka sjell zbatimi i tij. Falenderoj përgjegjësit e Autoritetit të Konkurencës për angazhimin e tyre dhe përfshirjen në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?