Ish-punëtori i Bechtel Enkës: S’kemi guxim të kalojmë nëpër autostradë, e kemi parë me sy si është punuar aty

Ish-punëtori i Bechtel Enkës: S’kemi guxim të kalojmë nëpër autostradë, e kemi parë me sy si është punuar aty

Përparim Sadiku për disa kohë kishte qenë punëtor në Kompaninë Bechtel Enka, i angazhuar në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’, përurimi i së cilës u bë sot. Sadiku, kishte qenë i lënduar rëndë gjatë punimeve në atë autostradë. Por, pavarësisht kësaj ai nuk ishte ftuar sot në ceremoninë e përurimit. Aktualisht, ai është në kontest gjyqësor me […]

Përparim Sadiku kishte qenë një nga punëtorët më të rrezikuar gjatë punimeve për ndërtimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’, e cila lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Sadiku, ka bërë të ditur se pavarësisht rrezikut që i ishte kanosur gjatë punimeve të kësaj autostrade, ai nuk është ftuar fare në përurimin e saj.

Ai është shprehur i mllefosur me institucionet e Kosovës për neglizhencën që u është bërë punëtorëve, derisa ka thënë se ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, nuk i intereson për ta.

Madje, ai ka thënë se nuk guxon asnjëherë që të kalojë nëpër atë autostradë, derisa ka shtuar se njëjtë do të veprojnë edhe 30 deri në 50 për qind të punëtorëve që kalojnë aty për shkak të cilësisë së punimeve që janë kryer nga Kompania.

“S’na kanë dërguar ftesa edhe neve që jemi lënduar. As nga Ministria, as nga Kompania. Kom kontaktuar me shokët e mi, asnjë s’ka marrë ftesë për autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Ata i kanë interesat e tyre tash, jo më gajlen e punëtorëve. Kjo është arsyeja pse të rinjtë po ikin nga Kosova, nëse shteti s’i përkrahë. S’kam shkuar sepse kanë mundur të më largojnë me dhunë nga aty. Personat që kanë pasur lëndime s’i duan afër vetës, sepse ua dinë sekretet”, ka thënë Sadiku në T7, transmeton Periskopi.

Tutje, ai ka thënë se kjo autostradë në pamje është shumë e mirë, por cilësia e saj lë shumë për të dëshiruar.

“Kjo është autostradë në thonjëza. Pamja është shumë e mirë, por zemra e saj si është. Do të dihet masandej për punën e saj. Ne kemi fakte me çu firmën në Gjykatën e Arbitrazhit. I kena argumentet në çfarë cilësie është punuar aty. Kanë hesht Pal Lekaj, Prokuroria. A me shku unë vetë në Gjykatë. Institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Kemi fotografi që dëshmon cilësinë e dobët, si kanë kaluar testet e betoneve, njerëzit janë bërë milionerë nga ajo autostradë. Ka pasur montime gabime. Dikush është paguar për ato gabime. Isha s’merr jetë njerëzish. S’mund të them se aktualisht ka rrezik, por me kalimin e kohës do të ketë. Do të shihet me kalimin e kohës për ato rreziqe. Meqë Ministria po ka qef me bashkëpunu më shumë me firmën, se me qytetarë të vetë, atëherë s’kemi çka të flasim ne. nëse bëhet një ekspertizë për cilësinë e atyre punimeve”, ka thënë ai tutje.

Ai thotë se fotografitë që posedon ai janë bërë gjatë punimeve, dhe ato dëshmojnë punën e dobët që është bërë në atë autostradë.

“Pres prej Prokurorisë që të reagoj, nëse s’reagon, atëherë do t’i bëjë publike”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka thënë se përveç tij, edhe rreth 30 deri në 50 për qind të punëtorëve që kanë punuar aty, nuk rrezikojnë të kalojnë andej.

Sadiku gjatë kohës sa po punonte në këtë autostradë, ishte lënduar.

Për rreth një orë ai kishte mbetur i varur duke parë vdekjen me sy, meqë trari 45 metra i gjatë dhe diku rreth 130 ton ishte këputur duke rënë mbi 30 metra poshtë.

Sadiku aktualisht ndodhet në proces gjyqësor, pas padisë që ia ka bërë kompanisë “Bechtel Enka”./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?