Në Serbi arrestohet punonjësi i ATK’së, Marjan Gjoka

Autoritetet e Serbisë e kanë arrestuar Marjan Gjokajn, zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Sipas Pacollit, Gjokaj është arrestuar derisa po kthehej në Kosovë Pacolli e ka dënuar këtë veprim të autoriteteve të Serbisë dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. […]
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Sipas Pacollit, Gjokaj është arrestuar derisa po kthehej në Kosovë
Pacolli e ka dënuar këtë veprim të autoriteteve të Serbisë dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
Shkrimi i tij i plotë:
Sapo jam informuar se autoritetet shteterore te Serbisë kanë arrestuar Marjan Gjokajn i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë.
Unë e dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij.
Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës qe udhetojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ’90 në Beograd sot.












