Irani tërhiqet nga marrëveshja nukleare: 60 ditë kohë ose fillohet me pasurimin e uraniumit

Irani ka thënë që po tërhiqet nga “disa angazhime” të bëra nën marrëveshjen ndërkombëtare nukleare, dhe do të vazhdojë të pasurojë uraniumin brenda 60 ditëve nëse marrëveshja e re nuk arrihet. Presidenti Hassan Rouhani tha se i kishte informuar fuqitë botërore që ende e mbështesin marrëveshjen, por po ashtu edhe Rusinë. Njoftimi i tij erdhi […]
Presidenti Hassan Rouhani tha se i kishte informuar fuqitë botërore që ende e mbështesin marrëveshjen, por po ashtu edhe Rusinë.
Njoftimi i tij erdhi në një fjalim direkt në përvjetorin e vendimit të Donald Trumpit për ta tërhequr ShBA-në nga marrëveshja në fjalë, që prej atëherë ka ndërmarrë sanksione të reja e të ashpra ndaj Iranit, përcjell nga Independent, Periskopi.
Z.Rouhani deklaroi se ai donte të negocionte kushte të reja me partnerët e mbetur në marrëveshje, por e pranoi se situata ishte e rëndë.
“Ky veprim po ndërmerret që të shpëtohet marrëveshja, e jo të shkatërrohet,” tha ai.
Marrëveshja që u nënshkrua më 2015, i hiqte Iranit shumë sanksione ndërkombëtare në këmbim me kufizimin e programit të saj nuklear. Ishte nënshkruar nga Mbretëria e Bashkuar, Kina, BE-ja, Franca, Gjermania, Irani dhe ShBA-të. /Periskopi












