IOWA e gatshme të përkrahë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi bashkë me Kryeshefin Ekezekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj kanë pritur sot në një takim një delegacion të shtetit të Iowa-s, të kryesuar nga drejtoresha ekzekutive e Iowa Sisters States, Heather Jones, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë zyrtare. Me […]

Me këtë rast, sekretari Halimi i informoi ata me të arriturat e deritanishme në bujqësi, por edhe më sfidat që vendi ynë ka në këtë sektor.

Ai tregoi edhe për progresin e madh që është bërë në vitet e fundit në zhvillimin e bujqësisë përmes mbështetjes së sektorit me grante invesitve dhe subvencione, duke treguar se bujqësia mbetet një prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe në vitet e fundit janë bërë investime të mëdha.

Sekretari falënderoi ata për gatishmërinë që shteti i Iowa-s ka treguar për përkrahjen e bujqësisë në Kosovë dhe shprehi gatishmërinë që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Nga ana e saj, drejtoresha, Heather Jones, vlerësoi të arriturat e shënuara në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe inkurajoi që të vazhdohet edhe më tutje me investime në bujqësi, si një sektor potencial për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës. Po ashtu, ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?