Investimi mbi 2 milionë euro për “Muzeun e Historisë së Natyrës”

Investimi mbi 2 milionë euro për “Muzeun e Historisë së Natyrës”

Të martën u vendos gurthemeli i “Muzeut të Historisë së Natyrës”, në parkun “Te Pishat” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, i cili do të kushtoj mbi 2 milionë euro. Vendosjen e gurthemelit e bën së bashku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Kryeparlamentari Veseli, […]

Të martën u vendos gurthemeli i “Muzeut të Historisë së Natyrës”, në parkun “Te Pishat” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, i cili do të kushtoj mbi 2 milionë euro.

Vendosjen e gurthemelit e bën së bashku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Kryeparlamentari Veseli, u ka uruar gjithë qytetarëve të Kosovës këtë objekt i cili kap vlerën mbi 2 milionë euro.

“Po shkojmë drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë edhe në cilësinë duke pasë parasysh se muzeu do ketë një pasurim të koleksionit të pastër që ka natyra jonë duke bërë këto eksponate në një vend të përbashkët në projektin 2 milionësh në komunën e Fushë Kosovës”, tha Veseli.

Ai tha se shteti i Kosovës po bën gjithçka që të rregulloj cilësinë e jetesës së qytetarëve që të mos ndjehen inferior në krahasim me kulturat tjera.

“Kosova po ecë përpara, gjithë do ecim bashkërisht në përkrahje të njëri tjetrit”, shtoi Veseli.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky objekt do të koleksionoj rreth 400 koleksione dhe do të jetë i qasshëm për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se “Muzeu i Natyrës” do të jetë gati pas dy vjetëve.

“Falënderojmë kryetarin e komunës që ka bashkëpunuar dhe ka dhënë parcelën në shfrytëzim për ministrinë dhe që po vë gurthemelin e këtij objekti që i ka munguar vendit, do të jetë më shumë se 2 milionë euro një projekt kapital që ka vlerë të mëdha të koleksioneve që do vendosen, këtu janë rreth 400 koleksione besoj se gjatë këtij viti do të kemi këto investime që me përfundu në periudhë 2 vjeçare”, tha Gashi, njofton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se projekti i tillë ka filluar që një kohë të gjatë, por që sot po vihet gurthemeli.

“Po e përurojmë një vepër kulturore “Muzeun Natyror” që në Kosovë mungojnë veprat dhe objektet kulturore, po bëjmë një objekt që është në shërbim të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovën e lirë dhe demokratike. Ka disa vite që ka filluar procesi për këtë objekt dhe sot e vendosëm themelin e këtij objekti”, shtoi Berisha.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?