Imagjinoni të ishit në stadium dhe të mos e shihnit supergolin e Kompanyt – pikërisht kjo i ndodhi këtij fansi

Manchester City e ka titullin e Premier Leagues në duar, pasi mposhti Leicester Cityn të hënën mbrëma. Presioni vetëm sa po shkonte drejt rritjes në ”Etihad” pasi Liverpooli mposhti Newcastle Unitedin 3-2, por djelmoshat e Pep Guardiolës e përballuan situatën në mënyrë brilante, derisa triumfuan me rezultat 1-0, transmeton Periskopi. Një gol i jashtëzakonshëm nga […]
Manchester City e ka titullin e Premier Leagues në duar, pasi mposhti Leicester Cityn të hënën mbrëma.
Presioni vetëm sa po shkonte drejt rritjes në ”Etihad” pasi Liverpooli mposhti Newcastle Unitedin 3-2, por djelmoshat e Pep Guardiolës e përballuan situatën në mënyrë brilante, derisa triumfuan me rezultat 1-0, transmeton Periskopi.
Një gol i jashtëzakonshëm nga Vincent Kompany në minutën e 70-të, ia siguroi pikët e plota skuadrës nga Mançesteri.
Goli dukej thjesht spektakolar pas ritransmetimeve televizive, por ai duket edhe më i bukur nëse e shikojmë nga filmimet amatore brenda stadiumit.

Një fans filmoi shënimin e Kompany nga prapa, derisa kap në mënyrë brilante rrugëtimin e topit në qoshen e epërme të portierit.
Sidoqoftë, filmimet tregojnë gjithashtu pamjet kur një fans largohet nga tribunai pikërisht në momentin kur topi godet rrjetën.
Vërtet është mëkat i madh të shkosh në stadium dhe të humbësh një gol të tillë, diçka që i ndodhi këtij fansi, i cili me gjasë po shkonte në tualet.
Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/
Imagine if you’re this fella and missed that Kompany goal!#MCILEI pic.twitter.com/r3fUV2Rntc
— ? (@Jakedanashb) May 6, 2019