I mbijetuari i masakrës së Dubravës rrëfen tmerrin: Do të ngre padi, kam plot dëshmi

Visar Ballovci, gjatë kohës së luftës, për gati tre vjet kishte përjetuar tortura në burgjet e Serbisë, raporton KTV. Ndër torturat më të tmerrshme, thotë ai, ka qenë ajo në burgun e Dubravës. Ballovci kishte parë nga afër se si në mënyrën më barbare, nga ushtarët serbë, po masakroheshin shqiptarët. Disa herë ishte zgjedhur nga […]

Ndër torturat më të tmerrshme, thotë ai, ka qenë ajo në burgun e Dubravës.

Ballovci kishte parë nga afër se si në mënyrën më barbare, nga ushtarët serbë, po masakroheshin shqiptarët.

Disa herë ishte zgjedhur nga paramilitarët serbë që të ekzekutohej, por më 21 maj të 1999-s, ai u transferua në burgun e Lipjanit, për të vazhduar më tutje në atë të Nishit.

Aty, thotë se ka parë vdekjen me sy, derisa po e torturonin me mjete të ndryshme, së bashku me shumë shqiptarë të tjerë.

Për të gjitha këto përjetime, tash e më shumë se një vit, ai ka mbledhur dëshmitë që argumentojnë krimet ndaj shqiptarëve, që kanë ndodhur në burgun e Dubravës.

Me to ai ka përgatitur padi, përmes së cilës do të kërkojë drejtësi nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Ballovci beson se do të ketë drejtësi, duke dokumentuar krimet e serbëve ndaj shqiptarëve edhe përmes këtyre fotografive.

Nga 19 e deri më 24 maj të vitit 1999, rreth një mijë të burgosur në burgun e Dubravës përjetuan tmerrin nga forcat serbe, ku u vranë e u masakruan rreth 160 persona, ndërsa u plagosën rreth 300 të tjerë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?