I humbi zgjedhjet, vendos t’i përsëris ato: Protestuesit e ‘godasin’ Erdoganin me tenxhere e pjata

Trupi elektoral i Turqisë është dënuar ashpër që urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve pas fitores së opozitës në mars të këtij viti. Presidenti Rexhep Taip Erdoan i partisë AK ka deklaruar se kishte “parregullsi dhe korrupsion” prapa fitores së ngushtë të partisë opozitare CHP. Por, kandidati i CHP-së, Ekrem Imamoglu, që u konfirmua si kryetar i […]
Presidenti Rexhep Taip Erdoan i partisë AK ka deklaruar se kishte “parregullsi dhe korrupsion” prapa fitores së ngushtë të partisë opozitare CHP.

Por, kandidati i CHP-së, Ekrem Imamoglu, që u konfirmua si kryetar i Stambollit në muajin prill, e quajti vendimin si “tradhtar”.
Votimet do të mbahen më 23 qershor, dhe kjo ka bërë që të ketë protesta e trazira në qytet.
Qindra banorë u mblodhën në disa distrikte të Stambollit të hënën, duke mbajtur pjata e tenxhere dhe duke brohoritur parulla anti-qeveritare, përkthen nga BBC, Periskopi.
Parlamenti Evropian po ashtu ka thënë që vendimi për të përsëritur zgjedhjet do t’i jepte fund kredibilitetit të zgjedhjeve demokratike në Turqi. /Periskopi












