I arrestuari i sotëm për fajde, babai i këngëtarit të njohur?

Policia e Kosovës, më konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike [DHKEK], ka arrestuar një person për fajde. Në komunikatën e datës 28 maj 2019 thuhet se është realizuar një operacion policor i koduar si “Era”. “Gjatë zhvillimit të këtij operacioni një person i dyshuar është kapur në flagrancë duke pranuar para (këstin e fajdesë) […]
Policia e Kosovës, më konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike [DHKEK], ka arrestuar një person për fajde.
Në komunikatën e datës 28 maj 2019 thuhet se është realizuar një operacion policor i koduar si “Era”.
“Gjatë zhvillimit të këtij operacioni një person i dyshuar është kapur në flagrancë duke pranuar para (këstin e fajdesë) në shumë prej 1,200.00 euro, me ç’rast i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘fajde’ nga neni 331, i KPRK-së. Personi i lartcekur, me qëllim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme me kamatë (fajde), ka kontraktuar shuma të ndryshme të parave, duke përfituar kështu shumën prej 70,000.00 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë operacionit bëhet e ditur se janë sekuestruar para në vlerë të 1 mijë e 500 eurove, një iPhone dhe një shufër metalike.
Inicialet e personit të arrestuar nuk jepen nga kumtesa e Policisë së Kosovës, por një burim i Periskopit L.B. thotë se bëhet fjalë për babain e këngëtarit Nazmi Sfishta, Fehmi Sfishtën, i njohur ndryshe edhe si “Fehmi Teksasi”.
Personi është i lindur në vitin 1949 dhe banon në lagjen e Kodrës së Trimave [Vranjefc].












