Hoxhaj: PDK, Kadri Veseli e Uran Ismaili do t’ia kthejnë besimin shtetit

Hoxhaj: PDK, Kadri Veseli e Uran Ismaili do t’ia kthejnë besimin shtetit

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetari i komisionit zgjedhor lokal, Enver Hoxhaj, në hapjen e Kuvendit zgjedhor të PDK-së në Prishtinë ka thënë se Kosovës do i kthehet shpresa kur në krye të Qeverisë të jetë Kadri Veseli e udhëheqjen e Prishtinës ta merr kandidati për kryetar të PDK në kryeqytet, Uran Ismaili. “Vetëm PDK […]

“Vetëm PDK mund të rikthejë besimin në shtet dhe këtë e rikthejmë kur të bëjmë Kadri Veselin kryeministër dhe këtë e rikthejmë kur me sa po shoh sot URAN Ismailin e bëjmë kryetar të Prishtinës”.

Hoxhaj tha se deri më tani politikanët dhe partitë që kanë udhëhequr me Prishtinës nuk i kanë dhënë asgjë kryeqytetit.

Ai tha se ndryshimi i partisë nuk duhet të jetë vetë qëllim por ndryshimi i PDK-së duhet t’i shërbejë Kosovës.

“Prishtina i ka dhënë shumë Kosovës. Shumë zhvillime kanë filluar në Prishtinë dhe nga një kryeqytet i një etniteti jugosllav jemi bërë shteti më i ri në hartën e botës. Politikanët dhe partitë asgjë nuk i kanë dhënë Prishtinës deri më tani. Kaosi, pasiguria, ajri i ndotur, urbanizimi i egër janë disa nocione që e karakterizojnë Prishtinën”, deklaroi ai.

“Jemi këtu që të përcaktojmë qëllimet  e reja, jemi këtu që të përmbushim pritjet e reja dhe jemi këtu të krijojmë një sienergji mes vizionit dhe programit tonë. Duam që të kemi sjellje kolegjiale në udhëheqjen e strukturave të partisë, duam që ndryshimi i partisë të mos jetë vet qëllim por ndryshimi i partisë t’i shërbej Kosovës”, tha Hoxhaj.

Shefi i grupit parlamentar, Memli Krasniqi, ftoi delegatët e Kuvendit që të votojnë Ismailin për kryetar të degës në Prishtinë.

Në anën tjetër, kryetari i deritashëm i PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, në Kuvendin Zgjedhor ka kërkuar nga personat që do të zgjidhen në krye të kësaj partie që të vendosin qytetarët e kryeqytetit para vetes.

Ai ka thënë se ky kuvend është në kohën e duhur për PDK-në pasi aktualisht Prishtina nuk ka kryetar.

“Momentumi kur sot po mbahen zgjedhjet në PDK është i rëndësishëm si për vet degën e PDK po ashtu edhe për qytetarët në qytetin e Prishtinës. Ne po e  përjetojmë një qytet pa qeverisje, po e shohim çfarë do të thotë të kesh një qytet pa kryetar. Ne sot kemi në krye të qytetit një njëri që publikisht pranon se ka frikë të merret me problemet. Prandaj mendoj që është një momentum shumë i mirë për PDK dhe besoj që qytetarë e Prishtinë janë të vetëdijshëm që alternativa e vetme është Partia Demokratike”

Çelaj shpreson se me këtë kuvend edhe vet PDK do të ndryshojë qasjen që e ka pasur deri më tani ndaj kësaj dege.

”Uroj që strukturat të jenë unik të jenë të përkushtuar të jenë njerëz që para interesit personal do të venë interesin e qytetit. Uroj që ky kuvend të nxjerrë njerëzit më të mirë. Po ashtu unë besoj që PDK do të ndërroj qasje që e ka pasur ndaj degës së Prishtinës dhe mendoj që me këtë ndërrim të qasjes edhe dega e PDK-së në Prishtinë do të jetë më mirë”, shtoi ai.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?