Hoxha: Gjithëpërfshirja është vlerë e BE’së

Hoxha: Gjithëpërfshirja është vlerë e BE’së

Në kuadër të Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian, ka organizuar diskutim me të rinjtë e komunës së Kamenicës, ku ishte edhe kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Diellza Mujaj, bursiste e Young Cell Scheme si dhe studentë e nxënës nga kjo komunë. Temë e diskutimit ishte […]

“Integrimi në BE, paraqet mundësi, sfidë dhe avancim në arritjen e objektivave kyçe të BE-së dhe në përqafimin e vlerave të cilat ajo i përfaqëson”, tha Hoxha, duke shtuar se niveli komunal ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në proceset integruese.

“Anëtarësimi jonë në BE sjell përfitime të mëdha për Kosovën në fusha si avancimi i të drejtave dhe lirive të barabarta, zhvillimit ekonomik, si dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”, shtoi ajo.

“Ne po realizojmë reformat në fusha si sundimi I ligjit dhe zhvillim ekonomik”, theksoi ministrja e Integrimit Evropian dhe shtoi se sfidë është papunësia e të rinjve dhe grave, përkundër rritjes më të madhe ekonomike në rajon. Po bëhet përpjekje për cilësinë e arsimit, promovimi i zhvillimit ekonomik me inovacion dhe ndërmarrësi si dhe avancimin e kuadrit, ku qindra studentë nga Kosova nëpërmjet Young Cell Scheme studiojnë në universitetet evropiane.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati vuri në dukje angazhimin dhe përkushtimin e tij në komunë për zbatimin e ligjit, vlerat e barazisë dhe përfshirjen e komuniteteve.

“Vlerat dhe parimet që vlejnë në BE, duhet t’i zbatojmë për hir të qytetarëve, për veten tonë, sepse janë arritje e pranuar dhe kjo do të jetë më e mira për Republikën e Kosovës”, tha  Kastrati.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny potencoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjen, duke vënë në dukje përvojat nga Suedia, duke u bërë model i demokracisë dhe për zbatimin e barazisë.

Diellza Muja, vlerësoi lartë arsimimin në universitetet më të mira të Evropës, skemën Young Cell si rast i mirë për të rinjtë, të jenë të dobishëm dhe të aftë për të çuar përpara agjendat tona evropiane.

Në fund, nxënësit dhe studentët, parashtruan pyetje të ndryshme rreth liberalizimit dhe vlerave të rinisë së Kosovës e cila ka pengesa për lëvizjen e lirë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?