Hoti i përgjigjet Haradinajt me të njëjtin fjalor: Ti i pate shti veshët në lesh kur ne folshim për ndarje

Hoti i përgjigjet Haradinajt me të njëjtin fjalor: Ti i pate shti veshët në lesh kur ne folshim për ndarje

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-ës, Avdullah Hoti iu ka përgjigjur Kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me idenë e ndarjes së Kosovës. Hoti tha se gjatë kohës kur LDK-ja me veprimet e saj fliste kundër ndarjes së Kosovës, Haradinaj “I kishte “shti veshët në lesh”. “Thaçi, me idenë për korrigjim të kufijve, sot Kryeministri do […]

Hoti tha se gjatë kohës kur LDK-ja me veprimet e saj fliste kundër ndarjes së Kosovës, Haradinaj “I kishte “shti veshët në lesh”.

“Thaçi, me idenë për korrigjim të kufijve, sot Kryeministri do ta kishte festuar marrëveshjen me Presidentin. Por, Haradinaj vetë i kishte “shti veshët lë lesh” dhe nuk e ka dëgjuar refuzimin e LDK-së, sepse e ka pasur kusht për t’u bërë kryeministër që dialogun t’ia lë Thaçit, kryetarit de facto të PDK-së. Haradinaj nuk ka guxuar nga PDK-ja ta përkrahë rezolutën e LDK-së dhe partive tjera opozitare në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. E tani rrah gjoks si kundërshtar i shkëmbimit të territoreve. E gjithë Kosova e di se Haradinaj nuk e ka problem të ndërroj qëndrime, në shkëmbim të favoreve për të ardhur e për të qëndruar në pushtet. E ka vulosur me demarkacionin”, shprehet Hoti.

Hoti ka rënditur argumentet në kronologji, se cilat kanë qenë veprimet e LDK-ës sa i përket kësaj çështje.

“Në prill 2018, LDK-ja i ka kërkuar Kryeministrit të mos i shmanget detyrimit të tij kushtetues për ta udhëhequr dialogun. Ai ka bërë të kundërtën, duke e miratuar një rezolutë në Qeveri ku ia barte Presidentit udhëheqjen e dialogut. LDK-ja e kundërshtoi ashpër atë rezolutë dhe, si rezultat, ajo asnjëherë nuk u nxjerr në diskutim në seancë të Kuvendit”, shkruan Hoti.

Hoti përmendi edhe rezolutën er dorëzuar në Kuvendin e Kosovës në shtator të vitit 2018, e cila kishte vetëm një pikë ku thuhej se territory i Kosovës ishte i panegociueshëm, ndërsa thekson se kjorezolutë është ende në rend dite si pikë e mbëtur pezull.

“Në shtator 2018, LDK-ja bashkë me pjesën tjetër të opozitës, e propozuan një rezolutë në Kuvend me një pikë të vetme, se territori i Kosovës është i panegociueshëm dhe se askush nuk mundet të dialogojë për territorin e Kosovës. Kryeministri me partinë e tij, si dhe Nisma, nuk kishin guximin ta votojnë këtë rezolutë. Kjo rezolutë është ende në rend dite të Kuvendit si pikë e mbetur pezull. Të mërkurën që vjen do të jetë vazhdimi i të gjitha seancave të mbetura të hapura, dhe AKK e Nisma e kanë mundësinë të votojnë këtë resolute” shkruan ai.

Kësaj liste shefi I grupit parlamentar të LDK-ës ia shtoi edhe letrat dërguar ministrave të jashtëm, Partive Popullore Evropiane, ambasadorëve e delegacioneve ku shprehej qëndrimi kundër ndryshimit të kufijve.

“Në shtator 2018, LDK-ja ju ka dërguar letra ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Partive Popullore Evropiane (EPP), sikurse edhe ambasadorëve dhe delegacioneve që kanë vizituar Kosovën, LDK-në dhe Grupin Parlamentar, në të cilat letra ne kemi shprehur qëndrimin e qartë kundër ndryshimit të kufijeve”, shprehet Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?