Haxhiu: Paska eskaluar Blerand Stavileci

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar pas një statusi të zyrtarit të PDK’së, Blerand Stavilecit në Facebook, ku flet për sukseset e tij. Haxhiu shkruan ‘Paska eskaluar Blerandi! Humbja e pushtetit do t’i lë me pasoja’, transmeton Periskopi. Stavileci ka dalë me një status të çuditshëm sot në profilin e tij në Facebook. Ai […]
Haxhiu shkruan ‘Paska eskaluar Blerandi! Humbja e pushtetit do t’i lë me pasoja’, transmeton Periskopi.
Stavileci ka dalë me një status të çuditshëm sot në profilin e tij në Facebook. Ai ka ngritur veten në qiell, duke numëruar sukseset e tija jetësore. Stavileci nga fjalët e shkruara, duket mjaft i mllefosur, ndonëse nuk ka përmendur emra.
Ai ju ka drejtuar ‘mohuesve të shtetit’, ‘xhelozave e hejterave’, duke aluduar tek Vetëvendosje por edhe tek kundërshtarët e tij në basketboll, duke marrë parasysh që udhëheq edhe klubin ‘KB Prishtina’, transmeton Periskopi.
Stavileci ditë më parë ishte përplasur ashpër me liderin e VV’së, Albin Kurtin. Të dy me replika përmes Facebook’ut kishin atakuar njëri-tjetrin. Madje Stavileci e kishte fyer Kurtin duke e quajtur mashtrues dhe shpifës me mendje të korruptuar.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, zyrtarë të VV’së thanë se Blerand Stavileci ka ndikuar në mbylljen e hetimeve rreth rrahjes së gruas së tij para një viti.
Si duket këto rrethana kanë bërë që zyrtari i PDK’së të dalë me status të tillë.
Ja postimi i plotë i Blerand Stavilecit:
E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka:
Pa modesti se boll ke ma!
Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas.
Tash mbani pak edhe shënime:
N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime!
Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje!
Edhe për fund:
Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve./PERISKOPI/












