Haradinaj: Vuçiq, Thaçi dhe Rama e diskutuan planin për ndarjen e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ideja për korrigjimin e kufijve është mbyllur në Berlin. “Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit e kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës”, tha Haradinaj në tryezën e organizuar KDI. “Mogherini nuk ka më kohë me udhëheq dialogun. Kam Simpati për të, por […]
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ideja për korrigjimin e kufijve është mbyllur në Berlin.
“Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit e kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës”, tha Haradinaj në tryezën e organizuar KDI.
“Mogherini nuk ka më kohë me udhëheq dialogun. Kam Simpati për të, por kush flet për kufijtë e Kosovës me ndonjë shtet tjetër është armik i vendit që unë e udhëheqë”, u shpreh Kryeministri, njofton Klan Kosova.












