Haradinaj shkon për iftar në Prizren (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar në Prizren për iftar, ku është pritur nga ministri Mahir Yagcilar – raporton Periskopi. Haradinaj, teksa ka postuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se komuniteti turk janë vlerë e shtuar e atdheut. Postimi i plotë i Haradinajt: Shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase […]
Haradinaj, teksa ka postuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se komuniteti turk janë vlerë e shtuar e atdheut.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një Atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.
Sot, isha i nderuar me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar në Prizren, që të bëjmë iftar së bashku dhe të ndajmë të mirat e Zotit me plot respekt, siç kemi bërë gjithmonë në Kosovë.
Turqit e Kosovës janë bashkëudhëtarët tanë nepër shekuj dhe ne i çmojmë si vlerë e shtuar e Atdheut.
Të gjithë ju që agjëroni, Zoti ua shtoftë të mirat, forcën e shpirtit dhe mendjes, në shërbim të njëri tjetrit dhe lirisë që e fituam me shumë mund.
Paçi agjërim të lehtë dhe të pranuar!
RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1169669373157475












