Haradinaj përballet me Majlinda Kelmendin, dekoron me medalje Driton Kukën (Foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj përvec në këngë ka vendosur ta sfidoj vetën edhe në sportin e xhudos. Dhe, për këtë ka zgjedhur përballjen hiq me pak se me kampionen olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendin. Vizitën në klubin e xhudos “Ipon” , Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Ai ka dekoruar trajnerin […]
Dhe, për këtë ka zgjedhur përballjen hiq me pak se me kampionen olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendin.
Vizitën në klubin e xhudos “Ipon” , Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Ai ka dekoruar trajnerin Driton Kuka me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”.
“Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilën pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, ka shkruar Haradinaj.














