Haradinaj për Tribunalin: A ma përpara me maru hekurudhën a trenin?

Në seancën parlamentare për votimi dhe formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, Daut Haradinaj ka thënë se me miratimin e rezolutës së kaluar të gjithë anëtarët e komisonit kanë qenë unik – shkruan Periskopi. “Ton po pajtohemi që ka pasë krime dhe ne e kemi kalu një rezolutë […]
“Ton po pajtohemi që ka pasë krime dhe ne e kemi kalu një rezolutë javën e kaluar e cila e dënon gjenocidin serbë në Kosovë, ndërsa me sa e di unë të gjithë anëtarët që kanë qënë në komison, kanë qenë unik në miratimin e asaj draft-rezolute”, tha Haradinaj.
Ai po ashtu kishte një pyetje për deputetet e opozitës.
“Të gjithë po pajtohemi që krimet serbe duhet me u dënu, pytja është a ma përpara me maru hekurudhën a trenin”, tha ai.
AKK në këtë komision shtetëror ka propozuar Muharrem Nitaj për anëtarë.












