Haradinaj: Nuk ndalemi derisa përgjegjësit e masakrave të dalin para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 20 vjetorin e gjenocidit në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan 27 shqiptarë të pafajshëm, ka thënë se kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën. “Gjaku i derdhur i martirëve na obligon […]
“Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.












