Haradinaj: Nëse ka veshë, ai që ngon e kupton, liberalizimi i vizave është punë e kryer

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është i bindur se liberalizimi i vizave është punë e kryer, ani pse qytetarët akoma nuk e kanë dritën e gjelbër për të lëvizur lirshëm në zonën Schengen Tema e liberalizimit të vizave në Kosovë është bërë përsëri aktuale pasi kryeministri Haradinaj javë më parë kishte uruar qytetarët, shkruan Periskopi. […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është i bindur se liberalizimi i vizave është punë e kryer, ani pse qytetarët akoma nuk e kanë dritën e gjelbër për të lëvizur lirshëm në zonën Schengen
Tema e liberalizimit të vizave në Kosovë është bërë përsëri aktuale pasi kryeministri Haradinaj javë më parë kishte uruar qytetarët, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë në ‘Click’ se Gjermania ka thënë ‘PO’ për liberalizimin e vizave dhe për të tani kjo çështje është punë e kryer.
“Gjermania e ka konfirmuar, ata nuk e kanë të rëndësishëm këtë temë sikur e kemi ne. Unë po e them, Ministri i Brendshëm ka thënë ‘PO’,” është shprehur Haradinaj.
“Nëse ka veshë, ai që ngon e kupton, kur thotë ai ‘PO’ është e kryer. Gjermani tha ‘PO’ këtu është dallimi i madh. Nuk jam ngut por, urime, urime, urime,” përfundoi kryeministri Haradinaj. /Periskopi/












