Haradinaj: Lus Shqipërinë të heqë taksën në ‘Rrugën e Kombit’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria ta heqë taksën në “Rrugën e Kombit”. “E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam per një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të […]
“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam per një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: që të mos shkojnë fjalët para punëve”, tha ai në RTK.
Qytetarët e Kosovës nuk e kishin mirëpritur aspak vendimin e qeverisë shqiptare për vendosjen e një takse në Rrugën e Kombit. Sipas tyre, tarifat janë të larta dhe taksa e vendosur do të ndikojë në uljen e qarkullimit të njerëzve dhe mjeteve drejt Shqipërisë.
Taksa për çdo vajtje-ardhje prek edhe bizneset e Kosovës, të cilat detyrohen të paguajnë vlerën prej 10 eurosh sa herë që kalojnë në “Rrugën e Kombit”.












