Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për viktimat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se as pas 20 vitesh nga masakra e kryer nga forcat serbe mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, pjesëtar i Brigadës 142 “Mehë Uka”, nga Studimja e Vushtrrisë, askush nuk është dënuar për këtë krim mizor – raporton Periskopi. Haradinaj ka shkruar […]
Haradinaj ka shkruar se një familje e tërë ishte ekzekutuar pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë.
Ai ka thënë se Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuar drejtësi për viktimat.
Reagimi i plotë i Haradinajt:
As pas 20 vjetësh nga masakra e kryer nga forcat serbe mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, pjesëtar i Brigadës 142 “Mehë Uka”, nga Studimja e Vushtrrisë, askush nuk është dënuar për këtë krim mizor.
Një familje e tërë, fëmijë e të moshuar, ishin ekzekutuar pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejten e tyre.
Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat!
Lavdi të gjithë martirëve!
RH












