Haradinaj: Kemi përkrahjen e BE-së për lëvizjen e lirë të qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në një takim pune me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së dhe shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Haradinaj ka shkruar në facebook se Kosova është e interesuar të arrij një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, që rezulton me njohje. Sipas tij, sinjal për këtë […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në një takim pune me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së dhe shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Haradinaj ka shkruar në facebook se Kosova është e interesuar të arrij një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, që rezulton me njohje.
Sipas tij, sinjal për këtë është mbështetja që lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës të ndodh sa më shpejt.
“Qeveria është angazhuar plotësisht në përmbushjen e agjendës europiane, duke ndërmarr me këmbëngulje reforma të gjithanshme, sidomos për fuqizimin e sundimit të ligjit. Për të ecur përpara dhe që të sigurohet paqja afatgjatë dhe e ardhmja europiane për të dy shtetet, jemi të interesuar të arrihet marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke”, shkruan Haradinaj.
Haradinaj përmend edhe zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim-asocimit.
“Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët”, tha ndër të tjera ai.












