Haradinaj: Ishim të gatshëm për çdo situatë në veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë të përgatitur për çdo situatë. Ai ka folur të enjten në “Debat” te RTK. “Kemi qenë të gatshëm për çdo situatë. Policia e Kosovës e kanë respektuar komunitetin atje, qytetarët, duke operuar së pari me njësi të zakonshme. Pas kundërshtimit kanë ardhur […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë të përgatitur për çdo situatë.
Ai ka folur të enjten në “Debat” te RTK.
“Kemi qenë të gatshëm për çdo situatë. Policia e Kosovës e kanë respektuar komunitetin atje, qytetarët, duke operuar së pari me njësi të zakonshme. Pas kundërshtimit kanë ardhur njësitë e intervenimit”, ka thënë ai. “Aksioni s’ka qenë kundër serbëve të veriut. Qytetarët e veriut kanë raportuar krimin. Kosova nuk ka pasë çare pa vepruar”.
Haradinaj ka theksuar se nuk mundet shteti e ligji të dështojnë para kriminelëve.












