Haradinaj ia bën bajat ministrit të vet raportimin: Me pas ditë që e kemi të njëjtën, e kishim lexu veç njani (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustfa më në fund i ka thënë disa fjalë rreth aksionit të Policisë së Kosovës në Veri të vendit – shkruan Periskopi. Ai tregoi për ecurinë e këtij aksioni dhe sa persona janë arrestuar gjatë tij. “Veprimet janë zhvilluar në qytete të ndryshme dhe nuk ka kurrfar karakteri etnik […]
Ai tregoi për ecurinë e këtij aksioni dhe sa persona janë arrestuar gjatë tij.
“Veprimet janë zhvilluar në qytete të ndryshme dhe nuk ka kurrfar karakteri etnik dhe ditë më parë është zhvilluar një aksion në Prizren në Vërmicë”, tha ai.
“Policia e Kosovës në hyrje të Zubin Potokut ka hasur në rezistencë nga grupet e armatosura ku grupet po mbani të bllokuar rrugën me anë të barikadave te vendosura”, u shpreh ministri.
Por, gjatë leximit të raportit, ministri Mustafa, zyrtarit rus të UNMIK’ut në mbledhjen e Qeverisë e ka bërë turk, duke thënë se ai ishte shtetas turk i cili kishte vendosur kerrin me tabela të UNMIK’ut.
Ndërsa pas përfundimit të raportit, Ramush Haradinaj i tha ministrit Mustafa, “se me pas ditë që e kemi njejtën, kena mujtë veç njani me thanë, mos me thanë të dytë njejtë”, tha Haradinaj.
Ndërkohë, si rezultat i këtij plani, janë arrestuar 19 zyrtar policorë dhe janë intervistuar dhe 9 qytetar dhe 7 të tjerë të cilët kanë penguar procesin e policisë./Periskopi/
https://www.facebook.com/981226585245257/videos/427821391391841/












