Haradinaj i përgjigjet Edi Ramës: Ty të kam vëlla, por të vërtetën duhet ta them

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur sërish kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit e quajti gënjeshtar – raporton Periskopi. Megjithatë, kësaj radhe kryeministri Haradinaj i është përgjigjur me të butë Ramës, duke e quajtur atë vëlla. Pavarësisht që Ramës i thotë vëlla, Haradinaj shton se gjithmonë do ta thotë të […]
Megjithatë, kësaj radhe kryeministri Haradinaj i është përgjigjur me të butë Ramës, duke e quajtur atë vëlla.
Pavarësisht që Ramës i thotë vëlla, Haradinaj shton se gjithmonë do ta thotë të vërtetën.
“Kryeministri i Shqipërisë është një person që kam shumë respekt për të. Edi Rama është vëllai i imi, siç janë të gjithë shqiptarët. Por, të vërtetën do të them pavarësisht se kujt i pengon apo i pëlqen”.“Unë e kam thënë të vërtetën për atë që kam thënë në Samitin e Berlinit”, ka thënë Haradinaj pasi bëri homazheve te varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Edi Rama, duke aluduar në kryeministrin Haradinaj dje shkroi se ‘budallain e njeh vetëm shtëpia e vetë, derisa del në Facebook”.
Haradinaj sërish foli edhe për çështjen e dialogut dhe ndarjes së Kosovës.
“Samitit i Berlinit është ngjarje shumë e dobishme për Kosovën, ngjarje e suksesshme sepse procesi i dialogut i është marrë zonjës Mogherini, tek e cila Kosovës ka pasur qëllim me i ardhur një propozim marrëveshje përfshirë edhe ndarje të vendit”.“Tash është nën përgjegjësi të kancelares Merkel dhe presidentit Macron edhe ky është suksese më i madh, është heq prej adresës që ka mujt me befasuar Kosovën me një marrëveshje të keqe”.
Sipas tij debati për ndarje të Kosovës është mbyll
“Është me rëndësi që tani se kushdo që ka besuar që me e nda Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi ai debat është mbyll. Duhet të jemi vigjilent sepse kuzhinat vazhdojnë me gatu por duhet të jemi vigjilent, por shihet se më nuk ka ndarje të Kosovës”.












