Haradinaj – Gjeneralit amerikan: Po bëre diçka të mirë për kosovarët, s’mund të shpëtosh pa falënderimin e tyre

Haradinaj – Gjeneralit amerikan: Po bëre diçka të mirë për kosovarët, s’mund të shpëtosh pa falënderimin e tyre

“Jam i lumtur, por edhe Kosova është e lumtur që jemi së bashku sot. Gjithmonë në Kosovë jeni si në shtëpinë tuaj”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në pritjen lamtumirëse organizuar për Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr. Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj […]

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se sonte ka një mesazh të cilin do ta përcjell në emër të popullit të Kosovës. “Ju kurrë nuk mund t’i bëni diçka mirë kosovarëve dhe ata të mos ju falënderojnë. Kjo nuk ndodh kurrë. Nëse bën diçka të mirë për këtë komb, për këtë popull, nuk mund të shpëtosh pa falënderimin e kosovarëve”, shtoi kryeministri Haradinaj duke shprehur falënderimin ndaj shërbimit të Gjeneralit Timothy Orr, shtetit të Amerikës, Iowa-s dhe veçanërisht për programin e përbashkët me FSK-në.

Kjo punë e përbashkët, siç theksoi kryeministri Haradinaj është zgjeruar në shkollim, ndihmën që ia kanë dhënë ushtarëve tanë duke thënë se tani kemi ushtrinë tonë dhe shprehu po ashtu falënderimin për besimin që e kanë treguar ndaj përpjekjeve tona që të jemi partner jo vetëm për sigurinë në Kosovë, por edhe në rajon dhe, gjithashtu partnere e paqëruajtjes në të ardhmen.

“Nuk duhet të harrojmë të themi se Kosova është shtëpi e të gjithëve që jetojnë në Kosovë: Shqiptarëve; serbëve, turqve, romëve, boshnjakëve. Të gjithë që jetojnë këtu, Kosovën e kanë vendlindje dhe forca jonë është multietnike dhe qëllimi jonë është t’i shërbejmë paqes, jetës dhe sigurisë dhe kjo është për të gjithë që jetojnë në Kosovë”, deklaroi Haradinaj.

Ushtria jonë është forcë e vogël, tha kryeministri Haradinaj duke përmendur këtu se qëllimi ynë është që të rrisim besimin jo vetëm me ShBA-në, por edhe me NATO-n, KFOR-in.

Haradinaj e përfundoi fjalën e tij me një citat nga babai i tij, duke thënë se “Kosova është vendi yt dhe gjithmonë do të jetë kështu”.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr në fjalën e tij tha se ndihet jashtëzakonisht i nderuar dhe krenarë që sonte të qëndrojë përballë të gjithë të pranishmëve.

“Jam shumë i lumtur që qëndroj këtu dhe të marrë medaljen. Jam krenar që nderohem nga FSK. Ne kemi zgjedhur Kosovën specifikisht nga 18 vende. Qëndroj këtu dhe shoh anëtarët e forcave të mia dhe të FSK-së. E keni përkushtimin tim dhe do të ndihmojmë në këtë fushë”, tha ai.

Të pranishëm në këtë pritje ishin përfaqësues institucionalë, deputetë, ministra, përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosovë dhe ushtarakë.Në ketë ceremoni një fjalë mbajti edhe Gjeneral Lejtënant, Rrahman Rama.

Me këtë rast Gjenerlalejtënant Rrahman Rama, Gjenealit Orr i ndau Medaljen për Shërbim Vetëmohues dhe stemën e Forcës se Sigurisë se Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?