Haradinaj: Brezi i UÇK’së i ka heronjtë e pazëvendesueshëm si Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Haradinaj: Brezi i UÇK’së i ka heronjtë e pazëvendesueshëm si Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Akademia Përkujtimore në nder të 21 vjetorit të rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt filloi me një minutë heshtje. Kjo akademi është organizuar nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj. Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij në këtë akademi ka vlerësuar lart figurën e heroit Ilir Konushevci. “Ilir Konushevci ishte ndër luftëtarët shumë të rinj. […]

Kjo akademi është organizuar nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij në këtë akademi ka vlerësuar lart figurën e heroit Ilir Konushevci.

“Ilir Konushevci ishte ndër luftëtarët shumë të rinj. Si i ri ishte në njësitë e para në veprimet e para me themeluesit e UÇK-së – bëhet fjalë për brezin e parë të luftëtarëve që i vendosin themelet e luftës për liri”.

“Iliri e la zonën e vet të luftës me ushtarët, rrethin, Llapin dhe Prishtinën që i njihte mirë për të siguruar furnizim për ushtarët nga Shqipëria”.

Shefi i Qeverisë ka thënë se Ilir Konushevci ra dëshmor derisa po kalonte kufirin për të sjellë armatim përtej kufirit.

“Në mesin e gjithë atyre ushtarëve që rrezikuan çdo gjë që kishin për të kaluar barriera dhe sfida të ndryshme ndërkufitare për të siguruar armë dhe armatim për shokët e luftës, mes tyre ishte edhe Iliri i cili ra në këtë detyrë duke u përballë me armikun tek po kalonte kufirin për të sjellë armatim këtej kufirit”.

Ai ka vlerësuar po ashtu lart edhe figurën e Hazir Malajt.

“Ne kishim nevojë për njerëz të besueshëm që nuk i lëkund asgjë. Për punën e bartjes së këtij armatimi dhe sigurimin e tij ishte familja e Hazir Malajt që hapi dyert për të marrë një përgjegjësi të tillë duke i rrezikuar të gjithë anëtarët e familjes për të ofruar strehë dhe siguri për këto armatime”.

Haradinaj ka deklaruar se secili brez i ka heronjtë e vet, por brezi i UÇK-së i ka pasë heronjtë e pazëvendësueshëm siç ishin Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?