Haradinaj: Ato që kam kërkuar unë po ndodhin

Haradinaj: Ato që kam kërkuar unë po ndodhin

Ramush Haradinaj ka folur për etapat që procesi i dialogut ka kaluar Kryeministri i Republikës së Kosovës ka thënë  që për të gjitha gjërat që procesi i dialogut ka kaluar janë bërë për një qëlllim dhe ai është njohja e Kosovës nga Serbia në kufijt ekzistues. Ai këto gjëra i ka thënë në një intervistë […]

Ramush Haradinaj ka folur për etapat që procesi i dialogut ka kaluar

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka thënë  që për të gjitha gjërat që procesi i dialogut ka kaluar janë bërë për një qëlllim dhe ai është njohja e Kosovës nga Serbia në kufijt ekzistues.

Ai këto gjëra i ka thënë në një intervistë speciale në “Click” të RTV 21.

“S’po du me u tregu largpamës shumë, po ato që kam kërkuar po ndodhin. Do të thotë unë kam kërkuar që me ju hekë zonjës Mogerini dialogu edhe iu është heqë. Unë kam kërkuar samit, konferencë diçka e ngjashme edhe po ndodh. Pra mos të e teproj, po po ashtu kam kërkuar që gjërat të qartësohen, roli i gjithkujt edhe ashtu po shkon, po vjen deri atje. Kini parasysh, kjo është një fitore për Kosovën, jo për mua si kryetar Qeverie, po për Kosovën, për shkak se pikërisht ato që i kemi dhënë si vizion, po ndodhin. Pra po vijnë një nga një, ajo që është shumë me rëndësi është që pasi të përmbyllen këto zgjedhje në BE, edhe pas Parisit, pra të qartësohet edhe më tutje mënyra se si do të vijmë deri te një epilog dhe këtë do ta bëjmë edhe në konsultë direkte me Amerikën. Pra, shiheni unë i kam pas disa rreziqe dhe kam rë nëpër disa rreziqe, po kur po thom unë po them Kosova. E para se na je kemi hekë tavolinës së dialogut, Kosova ia ka dorëzu sovranitetin e vetë në tavolinë të dialogut që është rrezik i madh, se në tavolinë të dialogut ulet shefi i shteti fqinj, zonja Mogherini… pra shumë tema nacionale, të rëndësisë nacionale është mendu që duhet me u diskutu edhe me u vendos në dialog e jo në Kosovë, si rasti i ushtrisë, si rasti i plotë temave të tjera…dhe ne ja kemi hekë atë prej tavolinës, pra e kemi kthy në Kosovë, në Kosovë ndodhë Kosova, në Prishtinë ndodhë Kosova. Ky ka qenë pak rrezik se kemi mund me u keqkuptu me disa, ka qenë në rrezik taksa dhe qëndrueshmëria jonë në taksë dhe në dialog pa kushte, se prapë kemi mund me u keqkuptu. Janë mundu me më qitë në pozita që unë po i prishi marrëdhëniet me Amerikën, po e përkeqësoj këtë ose jam armik se nuk po du paqe ose s’po du marrëveshje ose ku di unë. Gjitha këto janë tejkaluar tani fatmirësisht, tash jemi në një etapë të re, janë mundu me thanë që e kam thirri konferencën gabim se aty hynë rusi, pse nuk ke rusi në Berlin më falni, a ke rusi, jo nuk ke. Do ta kemi takimin e Parisit, mund ta kemi një takim edhe në Uashington, pra mund të ndodh Uashingtoni edhe mund të kyçet Uashingtoni, po ashtu direkt. Të gjitha këto janë proces për me mujt me i dhanë qartësi finale edhe vetëm një zgjidhje e ka dhe ajo është fillimi dhe jo mbarimi, njohja e Kosovës nga Serbia në kufijt ekzistues, një njohje reciproke, në respektim ndaj të drejtave të njeriut, marrja e obligimeve të dëmeve të kalumës, marrëdhënie ekonomike të avancuar edhe një perspektivë euroatlantike për Serbinë veç europiane, se ata nuk dojnë me hy në NATO, për neve euroatlantike se dëshirojmë me hy në NATO.”, tha kryeministri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?