Halil Kastrati fillon ndërtimin e 100 shtëpive në Ramazan

Humanisti shqiptar, Halil Kastrati, po vazhdon me aktivitetin e tij bamirës. Ai ka paralajmëruar ndërtimin e 100 shtëpive të reja. Kastrati ka shkruar në Facebook se që nga nesër, 8 maj, fillon ndërtimi i 15 shtëpive të reja, ndërsa gjatë muajit Ramazan, do t’i nisin 100 shtëpi për 100 familje nevojtare. “Po nis ndertimi i […]
Ai ka paralajmëruar ndërtimin e 100 shtëpive të reja.
Kastrati ka shkruar në Facebook se që nga nesër, 8 maj, fillon ndërtimi i 15 shtëpive të reja, ndërsa gjatë muajit Ramazan, do t’i nisin 100 shtëpi për 100 familje nevojtare.
“Po nis ndertimi i 100 shtepive te reja ? Me kete foto ju lajmerojm se neser nis ndertimi i 15 shtepive te reja perndryshe keto jane 15 shtepite e para ne diten e trete te Ramazanit ku ne vetem kete muaj do ti nisim 100 shtepi te reja per 100 familje nevojtare Bamires Zoti kurr mos ju humbte”.












