Guterres: Personeli i OKB’së s’mund të shpallet Non Grata

Guterres: Personeli i OKB’së s’mund të shpallet Non Grata

Pas njoftimi që bëri kryeministri i Kosovës, që Mikhail Krasnoshchenkov shpallet persona Non Grata, pati reagim nga Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili tha se këtë vendim e ka marrë dje Ministria e Punëve të Jashtme, ndonëse, nuk njoftuan publikisht. Por, kjo dispozitë “Non Grata” nuk vlen për personelin e […]

Pas njoftimi që bëri kryeministri i Kosovës, që Mikhail Krasnoshchenkov shpallet persona Non Grata, pati reagim nga Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili tha se këtë vendim e ka marrë dje Ministria e Punëve të Jashtme, ndonëse, nuk njoftuan publikisht.

Por, kjo dispozitë “Non Grata” nuk vlen për personelin e Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një deklarate më herët pati njoftuar se Non Grata nuk zbatohet për personelin e Kombeve të Bashkuara.

“Siç përshkruhet në Konventën e Vjenës të vitit 1961 mbi marrëdhëniet diplomatike, kjo dispozitë zbatohet për agjentët diplomatikë të akredituar nga një shtet në tjetrin, mbi kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe. Kombet e Bashkuara nuk janë shtet. Dhe, personeli i tyre nuk mund të akreditohet në shtetet ku janë të vendosur, por punojnë nën përgjegjësinë e vetme të Sekretarit të Përgjithshëm”, kishte deklaruar Guterres, raporton Koha.net.

Por, Zyberaj e Haradinaj thonë se ai madje as nuk do të lejohet të hyjë kurrë në Kosovë, përveçse thonë se e kanë shpallur persona Non Grata.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur dje zyrtarin e UNMIK-ut me shtetësi ruse si persona non-grata. Kjo vjen pas hezitimit të UNMIK-ut për të hequr imunitetin e zyrtarit dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore. Në të njëjtën kohë një ditë më parë për shkak të deklaratave të saj raciste, Kryeministres serbe Ana Brnabic i është ndaluar përgjithmonë hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të ngurrojë të ndërmarrë masa të tilla në çdo moment kur janë në pyetje interesat kombëtare të Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?