Gruaja nga Gjakova rrëfen se si iu vra bashkëshorti nga serbët

Vjollca Ferizi, gruaja nga Gjakova, është personi i radhës që ka folur për krimet e kryera nga serbët gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Asaj ia kanë vrarë bashkëshortin, Avni Sherifin, si dhe ia kanë djegur shtëpinë, krim për të cilin ajo fajëson Vuk Mirkoviqin. “Kur kam ardhur në ora tre të natës, kunetërit e […]

Asaj ia kanë vrarë bashkëshortin, Avni Sherifin, si dhe ia kanë djegur shtëpinë, krim për të cilin ajo fajëson Vuk Mirkoviqin.

“Kur kam ardhur në ora tre të natës, kunetërit e mi mi kanë hap dyert dhe më thanë ta kanë plagos burrin. Unë me atë mendim kam ardhur. Kur kam shkuar te kunati më kanë thënë ‘ti shëndoshë se Avniun e kanë vrarë’. Atëherë ku është Avniu? Është në oborr të vetin, nuk mundesh me hy më thanë, por unë kam hyrë se e kam pasur një derë të vogël për në shtëpi dhe Avniun e kam gjetur me 15 plumba”.

“I thash më fal Avni, shtëpinë e paskan djegur, duhet djemve me ia shty bile këtë pasuri, se pasurinë më të madhe ma kanë marr”.

“Shtëpia kë qenë e djegur krejt. Kam shkuar edhe një herë te kunati, ku kunata më tha “e forte je, qysh po mundesh me e bajt kështu. I thash se durimi është diçka më e vlefshme se krejt”.

“Kam dalë rreth orës shtatë këtu në oborr dhe kam kërkuar ndihmën e rrethit këtu, të cilët fillimisht i pyeta se a janë mirë të gjithë dhe a kanë shpëtuar. Më pas i tregova për Avniun. Ata më thanë se do të kujdesen që ta marrin dhe largojnë prej tokës”.

“Ky është veprimi i atyre krimineleve”, deklaroi Vjollca.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?