Greqia në zgjedhje, Tsipras dhe Mitsotakis japin mesazhet e fundit

Greqia në zgjedhje, Tsipras dhe Mitsotakis japin mesazhet e fundit

Me një miting të madh në sheshin qendror të Athinës kryeministri Aleksis Tsipras ka mbyllur fushatën elektorale të partisë së tij për zgjedhjet për parlamentin europian dhe ato të administratës lokale që zhvillohen njëkohësisht të dielën, ndërsa kanë marrë ngjyrën e zgjedhjeve kombëtare. Ai u ka kërkuar grekëve votën për të vazhduar politikat sociale që […]

Ai u ka kërkuar grekëve votën për të vazhduar politikat sociale që po zbaton qeveria e tij në këto momente që Greqia po rimëkëmbet ekonomikisht.

“Greqia nuk kthehet pas. Të dielën do të vendosim me çfarë plani do të ecë vendi përpara, tani që dolëm në dritë pas programeve të ndihmës, tani që mundemi të lirë të planifikojmë ditën e nesërme për atdheun tonë”, thotë Tsipras.

Ndërsa lideri i opozitës Kyriakos Mitsotakis ka zgjedhur Selanikun për t’u bërë thirrje përkrahësve të partisë së tij që me anë të votës t’i japin fitoren dhe të detyrojnë partinë në fuqi të largohet duke shpallur zgjedhjet kombëtare, ndërsa ka kritikuar katërvjeçarin e qeverisjes Tsipras.

“Dëgjova zërin e grekëve, durimin e tyre, vitet e pritjes, shpresën se më në fund diçka mund të ndryshojë për më mirë në këtë vend, dëgjova vullnetin për të lënë pas gënjeshtrat”, tha Mitsotakis.

Rreth 9.9 milion grekë, prej të cilëve mbi 530.000 për herë të parë, do të shkojnë në kutitë e votimeve të dielën për të zgjedhur 21 eurodeputete nga 40 parti dhe formacione politike, si dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal.

Ndërsa 5 vjet më parë Syriza i ka fituar këto zgjedhje me 3.8% vota më tepër, sondazhet e fundit japin një diferencë nga 1.2 deri në 7.5 % në favor të konservatorëve, por prej vitit 2014 asnjëherë kompanitë e sondazheve nuk kanë qenë të besueshme.

Nëse kryeministri Tsipras do dalë nga këto zgjedhje me diferencë të ngushtë, me më pak se 3% nga konservatorët ,atëherë mundësitë për të shpallur zgjedhje të parakohshme brenda muajit qershor janë të shumta. Në të kundërt ato do të zhvillohen në vjeshtë të këtij viti. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është pjesëmarrja e shumë shtetasve shqiptarë jo vetëm si votues, por edhe si kandidatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?