Gjysmë viti i humbur i negociatorëve

Gjysmë viti i humbur i negociatorëve

Po bëhet gati gjysmë viti prejse është formuar ekipi negociator i Kosovës për bisedimet me Serbinë, i cili udhëhiqet nga Fatmir Limaj dhe nga Shpend Ahmeti, por anëtarët e tij janë përjashtuar nga takimet e rëndësishme ndërkombëtare. Në Samitin e Berlinit ka marrë pjesë presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, por jo edhe anëtarët e Delegacionit […]

Në Samitin e Berlinit ka marrë pjesë presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, por jo edhe anëtarët e Delegacionit për Bisedime, shkruan “Zëri”.

Ndonëse janë bërë gati pesë muaj prejse në Kuvendin e Kosovës është votuar rezoluta për formimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, roli i këtij Delegacioni në procesin e negociatave po vazhdon të jetë i zbehtë. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se në javët dhe në muajt në vijim ekipi në fjalë do të jetë thuajse i përjashtuar nga procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi.

Ndonëse përfaqësuesit e Delegacionit pritet të marrin pjesë në takimin e Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti, ku e pranishme do të jetë edhe pala serbe, zyrtarë të opozitës thonë se pozitën kyçe në takimin e Francës do ta kenë tre krerët e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, por jo anëtarët e ekipit.

Pavarësisht kësaj, anëtarët e Delegacionit thonë se është bërë shumë punë lidhur me procesin e negociatave qysh nga koha kur është themeluar ky ekip. Në momentin që do të rinisë dialogu sipas tyre ekipi do të dalë me propozime dhe me zgjidhje konkrete për procesin e bisedimeve. Pikërisht për anëtarët e Delegacionit në fjalë, pak pas votimit të rezolutës për formimin e tij, Qeveria e Kosovës pati ndarë rreth 300 mijë euro për të.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?