Gjykata në Mal të Zi dënon me burg puçistët, mes tyre edhe politikanët pro-rusë

Një gjykatë në Mal të Zi ka dënuar të enjten me pesë vjet burgim dy politikanët pro-rusë të opozitës, nën akuzat për përfshirje në komplotin e rrëzimit të Qeverisë në prag të votimeve të tetorit të vitit 2016. Përpos tyre, gjykata ka shpallur fajtor edhe 12 persona të tjerë, përfshirë dy agjentë të pretenduar sekret […]
Përpos tyre, gjykata ka shpallur fajtor edhe 12 persona të tjerë, përfshirë dy agjentë të pretenduar sekret të GRU-së ruse, të cilët janë gjykuar në mungesë, ka raportuar “BBC”.
Prokurorët e rastit kanë bërë të ditur se komplotistët e kishin mbështetjen e Kremlinit për vrasjen e atëbotë kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviq, me qëllim që të bllokohet anëtarësimi i vendit të vogël ballkanik në aleancën ushtarake të NATO-s. Rusia i ka quajtur “absurde” hetimet e ndërmarra nga drejtësia malazeze.
Opozita në Mal të Zi vazhdimisht i ka hedhur poshtë pretendimet, duke i quajtur ato pjesë të “operacionit të rremë” për ta mbajtur në pushtet Gjukanoviqin, tani president i shtetit. Pos dy liderëve të opozitës, në mesin e të pandehurve ishte edhe një shtetas tjetër malazez, nëntë serbë dhe dy rusë.
Rusët, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, morën dënimet më të rënda – me nga 12, respektivisht 15 vjet burgim. Liderët e burgosur të opozitës janë Andrije Mandiq dhe Millan Knezheviq, deputetë të Aleancës së Frontit Demokratik.












