Gjermania i propozon Shqipërisë shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Gjermania i propozon Shqipërisë shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, dolën të premten me një qëndrim të përbashkët mbi situatën në Shqipëri. Në deklaratën që publikoi DW thuhet se […]

Në deklaratën që publikoi DW thuhet se ata kanë përsëritur kërkesën e tyre për dialog pa kushte ndaj qeverisë dhe opozitës, por kanë sugjeruar edhe si opsion shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Kjo është hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë të njëjtën kërkesë, dialog pa kushte. Por kanë shtuar edhe dy detaje. Këtu hyn si shtyrja e datës së zgjedhjeve, siç thuhet në deklaratë, por ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit, siç po diskutohet sot në qarqet e Unionit kristian-demokrat dhe kristian-social.

Këto as nuk duhen vënë si parakushte për të hyrë në dialog, por as nuk duhen përjashtuar si opsione.

Mesazhi që vjen nga 2 deputetët gjermanë është i qartë, se: Ata nuk do të jenë të gatshëm të pranojnë zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës, por edhe pa u zgjidhur kriza politike në Shqipëri të japin ‘OK’ e tyre për çeljen e negociatave’a.

Por cili është mesazhi i kësaj deklarate të dytë?

Anila Shuka është gazetare e DW prej shumë vitesh. Në një bisedë të premten me Top Channel ajo komentoi këtë zhvillim: “Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë një deklaratë të tillë dhe në deklaratën e parë kanë përsëritur të njëjtën kërkesë që dialogu të bëhet pa kushte. Por kanë shtuar edhe dy detaje, kanë shtuar edhe një detaj që është se çfarë nënkuptohet me këto kushte. Është thënë se nuk mund të ketë tabu. Këtu hyn si shtyrja e datës së zgjedhjeve, siç thuhet në deklaratë, por ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit, siç dëgjova sot nga qarqet e Unionit kristian-demokrat dhe kristian-social. Këto as nuk duhen vënë si parakushte për të hyrë në dialog, mes qeverisë dhe opozitës, por as nuk duhen përjashtuar si opsione.

Mesazhi që vjen nga 2 deputetët gjermanë është i qartë, se: Ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë zgjedhjet lokale siç po zhvillohen tani pa pjesëmarrjen e opozitës, por edhe se nuk do të jenë të gatshëm se pa u zgjidhur kriza e brendshme në Shqipëri të japin një ‘OK’ të tyre për çeljen e negociatave me BE-në”, thotë Shuka.

Saksq ndërmjetës i njohur gjerman Schwarz Schilling, një njohës i Shqipërisë, dhe që ka ndërmjetësuar edhe në vitin 2010 mes Ramës dhe Berishës. Çfarë sugjeron ai për zgjidhjen e krizës në Shqipëri?

Anila Shuka thotë: Schilling është një shpirt i lirë dhe i thotë gjërat siç i mendon. Ai mendon se ndërmjetësimi do të ketë sukses vetëm nëse të dyja palët kanë dëshirë që të pajtohen. Sipas tij, ai ka përshtypjen se opozita nuk ka dëshirë që të pajtohet, por thjesht po përpiqet që të rrëzojë qeverinë. Ai kritikon Bashën dhe ish-kryeministrin Berisha, me parullat që përdorin ata. Siç i quan ai, revolucionare. Pa dashur të komentoj, ky perceptim që ka ky njohës i Ballkanit, përkon me perceptimin që kanë shumë përfaqësues të qeverisë gjermane. Ata e shohin qeverinë shqiptare në kontekstin rajonal, e në krahasim me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ata e vlerësojnë Ramën dhe qeverinë e tij.

A mund ta ndryshonte rezultati i zgjedhjeve evropiane, qëndrimin e Gjermanisë ndaj Shqipërisë sa i përket çeljes së negociatave?

Anila Shuka thotë: Nëse do t’u besojmë anketimeve të deritanishme pritet që mazhoranca gjermane të pësojë humbje të mëdha. Spekulohet se në rast të një humbje shumë të thellë të Socialdemokratëve, mund të dalin nga koalicioni dhe Gjermania të përballet nga zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat pritet të zhvillohen në tetor.

Ky është skenari më i mundshëm, por kjo nuk do të ketë asnjë efekt në votën e Parlamentit gjerman për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi data është caktuar dhe ajo është në shtator.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?