Gjenerali nga Iowa tregon a e kishte anuluar vizitën në Kosovë shkaku i taksës

Gjenerali nga Iowa tregon a e kishte anuluar vizitën në Kosovë shkaku i taksës

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor, Timothy Orr, ka treguar nëse ka anuluar një vizitë të tijën muaj më parë në Kosovë shkaku i vendimit të Qeverisë për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake – raporton Periskopi. Orr ka thënë se anulimi i vizitës së tij nuk është bërë për shkak […]

Orr ka thënë se anulimi i vizitës së tij nuk është bërë për shkak të taksës, por për shkak se muajve të fundit është përqendruar më shumë në procesin e pensionimit.

“Ka qenë koha për mua ta fillojë këtë ndryshim. Jam përqendruar që pensionimin ta bëjë si duhet. Nuk kam dashur të ketë vajtje ardhje më të shpeshta, e të përgatitem për pensionim. Unë jam ushtarak dhe si i tillë jam i përkushtuar ta bëjë atë që duhet. Mundohem të mos futem në rrugën e politikës, por vetëm çka bëjnë ushtarët”, ka thënë Orr.

Tutje, ai ka thënë se vendi i tij kohëve të fundit është përballur edhe me fatkeqësi natyrore të papritura, andaj edhe kanë ndryshuar agjendat.

“Kemi pasur edhe fatkeqësi natyrore dhe kemi ndryshuar agjendat. Është mirë që kam qenë pjesë e lajmeve, dhe dikush e paska bë shumë të madhe. Kemi shumë tregime me thanë, sepse çdo javë kemi shkëmbime për shkollim, biznes e të tjera me FSK’në”, ka shtuar ai tutje në Info Magazine në Klan Kosova.

Orr ka thënë se shndërrimi i FSK’së në Ushtri është bërë në bashkëpunim të plot me Departamentin e Mbrojtjes në SHBA.

“Jam i kënaqur me punën që po bëhet dhe pres që brenda 10 viteve të bëhen të gjitha ndryshimet që kërkohet, në mënyrë që brenda 10 vitesh të kompletohet ky mision. Secili ka dëshirë të jetë pjesë e NATO’s. Amerika e përkrah transformimin në Ushtri. Ne mund t’i ndihmojmë ata që t’i arrijnë këto objektiva. Ne do të jemi krah për krah FSK’së. Ne jemi partnerë me ta. Ne duhet të jemi bashkë me ta. Janë shumë profesionistë dhe më duhet të them se udhëheqësit e tyre janë aq të mirë. Ne i shohim si miqtë tanë, si komshinjtë tanë. Të gjithë ushtarët e Iowa’s dhe qytetarët e dinë për Kosovën tani. Kemi raport të veçantë”, ka përfunduar ai./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?