Gjenerali amerikan tregon çfarë raportesh ka me Thaçin, Haradinajn e Veselin: Jahjaga ka qenë e para që ka vizituar Iowa’n

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor, Timothy Orr, ka folur për përvojat e tij me udhëheqësit shtetëror të Kosovës dhe bashkëpunimin që pati me secilin prej tyre përgjatë viteve të fundit – raporton Periskopi. Komentimin e liderëve shtetëror, gjenerali Orr e nisi me kryeministrin Ramush Haradinaj. “Prej pikëpamjes politike, nuk e komentoj. Por si […]
Komentimin e liderëve shtetëror, gjenerali Orr e nisi me kryeministrin Ramush Haradinaj.
“Prej pikëpamjes politike, nuk e komentoj. Por si udhëheqës ka energji të madhe. Sa herë kemi biseduar, ai gjithmonë ka qenë i gatshëm të takohet. Ka respekt të madh për SHBA’në dhe ushtrinë amerikane. Ka sakrifikuar shumë, jo vetëm ai, por edhe tërë familja e tij. Andaj, tani është njeri që kujdeset për vendin e tij”, ka thënë Orr në Info Magazine.
Tutje, Komandanti i Gradës Kombëtare të Iowa’s foli edhe për presidentin Thaçi.
“Edhe për të kam të njëjtat fjalë. Ka ndihmuar shumë në shtetësinë e Kosovës dhe raportet me Amerikën. Ai ka qenë një ushtarak udhëheqës. Është për keqardhje sesi këtu secili ka vuajtur. Thaçi edhe si president tani është gjithmonë i gatshëm të marrë pjesë në ceremoni ushtarake”, ka thënë tutje ai.
E më pak e njeh kryeparlamentarin Kadri Veseli.
“Veselin nuk e kam njoftuar qe shumë gjatë. Aka ardh në Iowa në shkurt. Edhe ai është veteran. Kemi qenë të lumtur ta presim atë kur pati ardh për vizitë. E falënderojmë sepse edhe ai si udhëheqës shtetëror gjatë vizitës së tij ka mundur të përqendrohet në diçka tjetër, por ka treguar interesim për vendin tonë dhe punën që bëjmë ne”, vazhdoi ai.
Tutje, ai vazhdoi me disa fjalë për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën.
“Jahjaga është mike shumë e mirë e jona. Ajo ka qenë e para nga Kosova që ka ardhur në Iowa. E kemi pritur me nderime të larta. Ajo është një shembull i shkëlqyer i punës dhe angazhimit qoftë për gratë apo të rinjtë. Kemi qenë të impresionuar nga vizita e tij, sepse ka qenë nder që një presidente të vijë për vizitë”.
Derisa për ish-kryeministrin Isa Mustafa tha se i ka ra që të ketë shumë punë me të./PERISKOPI












